Video: Shokon mbreti norvegjez: Jemi krejt homoseksualë dhe refugjatë!

“Jemi të gjithë norvegjezë: vajzat që dashunojnë vajza të tjera, djem që dashunojnë djem të tjerë, si dhe vajza e djem që duen njëri-tjetrin, norvegjezët besojnë në Zot, në Allah, në të gjitha ose në asgja.

Norvegjezë janë edhe ata që kanë ardh nga Afganistani apo Pakistani, Polonia, Suedia, Somalia dhe Siria”.

Kështu Haraldi V, mbreti 79-vjeçar dhe shumë i dashtun i Norvegjisë, i asht drejtue popullit në nji fjalim në kopshtin e pallatit mbretnor në Oslo.

Nji fjalim që ka befasue dhe ka prek, e që po ban shumë bujë n’internet.

Harald gjithashtu kujton se si gjyshërit e tij kishin ardh në Norvegji nga Danimarka dhe Anglia, shkruen bota.al.

“Shpresa ime ma e madhe asht që na të vazhdojmë me ndërtue këtë vend, mbi vlerat e besimit, komunitetit dhe bujarisë”, tha mes tjerash mbreti norvegjez.