Video: Shpërthim i fuqishëm në cisternat e gazit në Rusi!

Këto janë pamjet e shpërthimit të nji cisterne nafte në Rusi. Video asht xhirue nga dritarja e nji ndërtese dhe kallxon flakët e mëdha të zjarrit si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktue panik te banorët, njani prej të cilëve asht shprehë: Kujtova se nisi lufta e tretë botnore.

“Isha ulë në punë kur papritmas ndëgjova nji zhurmë shumë të fortë dhe ndjeva nji valë të nxehti 5 metra larg ftyrës dhe ktheva kryet. Sinqerisht mendova se ishte fillimi i Luftës së Tretë Botnore. Flakët dhe tymi hypën në qiell, ndërsa zemra sa s’po më pushonte. Krejt dyert dhe dritaret e xhamit në fshat u thyen,” ka thanë nji burim për Live Leak.