Video: Shpërthimi i bombës ndërpret kangën e vogëlushes siriane

Nji video e tmerrshme kallxon nji vogëlushe siriane që knon e lumtun para kamerës para se nji bombë të shpërthejë jashtë shtëpisë së saj.

Në momentin që ndërtesa lekundet nga shpërthimi, e vogla asht zhvendosë me shpejtësi në dhomën tjetër. Doket se shpërthimi ka zgjatë deri ne fund të videos dhe nuk dihet nëse ndokush asht lëndue.

Video që zgjat 40 sekonda  asht evidenca e fundit e vuejtjeve të fëmive gjatë konfliktit në Siri. Javën e kalueme e tanë bota asht tronditë nga pamjet e 5 vjeçarit Omran Daqneesh që qëndronte në ambulancë i plagosun, por pa lot. Ndërkohë që pak ditë ma vonë u raportue se vëllau i tij 10-vjeçar humbi jetën.

Ky asht realiteti i hidhun i fëmive në zonën e luftës. Realiteti i kangëve të lana përgjysë nga shpërthimet potenciale të çdo momenti.