Video: Stupcat me UNDP i bajnë luftë korrupcionit me hajgare!

Stupcat në bashkëpunim me UNDP vijnë me skeçe kundër korrupcionit.

UNDP kanë bashkëpunue me ‘Stupcat’ tue e ba të mundun që përmes humorit dhe satirës të forcojnë luftën kundër korrupcionit.

Sot janë publikue dy nga këto skeçe, njani vjen edhe me titra në gjuhën serbe.

Përfaqësues të UNDP kanë thanë për këtë bashkëpunim: “Ideja e bashkëpunimit me Stupcat, për me krijue video të shkurta mbi korrupcionin në shoqninë tonë, ishte e thjeshtë: mesazhi nëpërmjet humorit kuptohet më lehtë e kur Stupcat përfshihen, edhe kur flitet për tema serioze, të qeshunat nuk mungojnë”, shkruen në njoftimin e UNDP’s.