Video: Televizioni iranian, dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Në fokus Shqipnia

Televizioni iranian “PressTv” ka realizue në Gusht nji dokumentar për radikalizmin islamik në Ballkan. Dokumentari asht i strukturuem thjeshtë: mbi bazën e të dhanave mediatike për muxhahedinët ballkanas që iu bashkuen ISIS në Sir. Janë intervistue gazetarë, publicistë, klerikë myslimanë apo edhe ekspertë të sigurisë në katër vende: Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Serbi dhe Shqipni.

Nga Shqipnia prononcohen gazetarë dhe Ministri i Mbrendshëm, që riprodhojnë ato mendime dhe shkrime që janë publikue tashma në mediat shqip. Gjithsesi bjen në sy se ndonëse polarizimi fetar, apo radikalizmi fetar asht ma i ndjeshëm në Bosnje dhe Maqedoni, vëmendja e televizionit përqendrohet ma së shumti në Shqipni, të cilës i kushton edhe nji historik të shkurt politik. Më shumë sesa të gjejë shkaqet e këtij feneomeni, materiali në fakt ekspozon nji rrezik të radikalizmit fetar në dyert e BE’s, tue realizue ndërkohë nji prezentim edhe për publikun iranian.