Video: Veseli, selam Myftiut Tërnava në Haxh: “Lutu pak se po na dridh poshtë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me të shkue në Bashkësinë Islame të Kosovës, në pritjen tradicionale për festën e Kurban Bajramit, filloi muhabetin me zavendësin e myftiut Naim Tërnava, mbasi ky i fundit gjendet në kryemjen e Haxhit.

Derisa Veseli po interesohej për motin në Arabinë Saudite, ai i asht drejtue zavendës myftiut Reshat Mexhidit, që t’ja përcillte nji porosi myftiut Tërnava gjatë qëndrimit atje.

“Thuj lutu pak se po na dridh këtu poshtë”, tha Veseli, tue iu referue dridhjeve të tërmetit të djeshëm.