Virginia në gjendje të jashtëzakonshme, nji protestues u vra, 19 u plagosën

Nji person ka vdeke dhe 19 të tjerë u plagosën kur nji kerr përplasi nji turmë njerëzish që kundërshtonin nji tubim të së djathtës në shtetin amerikan të Virginia’s.

Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, mbasi policia e quejti demonstratën të paligjshme. Gjatë protestës pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe atyne anti-demonstruesve.

Guvernatori i shtetit Virginia, Terry McAuliffe, njoftoi në Twitter se kishte shpalle gjendjen e jashtëzakonshme për me i ndihmue autoritetet “t’i përgjigjeshin dhunës në tubimin e alternativës së djathtë,” siç quhen grupet me pikëpamje të djathta ekstreme.