Vjen befasia nga Teuta për seancen e sotme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova ka marrë nji hap të papritun për seancën e sotme, ku pritet m’u votue krijimi i Qeverisë “Haradinaj”.

Burime të Indeksonline kanë konfirmue se deputetja Rugova nuk ka me marrë pjesë në seancën e sotme.

“Jo, Teuta nuk ka me shkue sot në Kuvend”, ka thanë shkurt ky burim.

Ndërsa në “krahë të Teutës”, koalicioni PAN kishte vendos që t’i jepen dy poste ministrore, nji Zv/kryeministër si dhe Ministria e Diasporës.

Emni i përfolun për me i drejtue këto dikastere qeveritare ishte Dardan Gashi, i cili kohë ma parë ishte Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.