Vjen lajmi: Haradinaj e ka gati kabinetin qeveritar (foto)

I nominuemi për Kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, e ka të gatshëm kabinetin qeveritar të cilin ka me prezantue para Kuvendit.

Deputetja e AAK’s, Teuta Haxhiu, i tha Radio Kosovës se mbrenda koalicionit PAN ka ekspertë të gjitha lamive të cilat kanë me udhëheqë me ministritë e caktueme.

Derisa kanë mbet edhe dy ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, i nominuemi për Kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, e ka të gatshëm kabinetin qeveritar për me propozue para Kuvendit.

Haxhiu konfirmoi se janë marrë vesh me koalicionin dhe kabineti ka m’u përba nga ekspertë të fushave të caktueme.

“Kryetari Haradinaj asht i pregaditun me të gjithë kabinetin qeveritar. Na, vetëm si AAK, kemi shumë njerëz të pregaditun të profesioneve të ndryshme, e lëre ma si koalicion PAN. Pra, Qeveria ka m’u përba nga ekspertë të koalicionit që ka me i prijë z.Haradinaj”, deklaroi Haxhiu.

 

ramushi-haxhiu