Vjen lajmi nga Presidenca për seancën konstituive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka caktue ende datën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Këshilltari i Presidentit, Ardian Arifaj tha për Radion Europa e Lirë se ende nuk dihet se kur ka m’u mbajt senaca konsitutive.

“Ende nuk asht vendos se kur do të mbahet seanca konstituive. Kurdo që të merret vendimi, kemi  me ju njoftue”, tha Adrian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit Thaçi.

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit, afati ligjor për konstituimin e këtij institucioni vazhdon deri në javën e parë të muejit Gusht.

Me konstituimin e Kuvendit, bahet verifikimi i mandateve dhe zgjedhet kryetari i ri i këtij institucioni, i cili ka m’u propozue nga koalicioni PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma).

Po ashtu, do të zgjidhen edhe pesë Nënkryetarët e Kuvendit, të cilët kanë me përba Kryesinë e re të këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, bazue në rezultatin e zgjedhjeve, kandidati i koalicionit PAN për Kryeministër, Ramush Haradinaj duhet që mbrenda 15 ditëve me ba propozimin e tij për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai pritet që mandatin për Kryeministër me marrë nga Presidenti i Kosovës.