Vjen lajmi për terroristin e Barcelonës, a e vrau policia!

Policia spanjolle e ka qëllue për vdekje Younes Abouyaaqoub, që besohet të jetë drejtuesi i kerrit e cili shkeli për vdekje 13 njerëz në nji shesh të Barcelonës.

Mediat spanjolle raportojnë se ai asht qëllue me armë zjarri nga policia spanjolle, ndërsa kishte vesh nji jelek me eksploziv vetëvrasës.

Autoritetet spanjolle kishin tërheq vërejtjen se ai ishte i rrezikshëm dhe i armatosun.

Derisa ndjekja e tij vazhdonte, shefi i policisë katalunase, Joaquin Form, tha se të gjitha të dhanat qonin drejt përfundimit se marokeni 22 vjet ishte autor i aktit terrorist të Barcelonës.

Ma herët gjatë ditës, mediat spanjolle kishin publikue fotot ku shihej i dyshuemi tue u end i lirë në vende publike.

Raportohej se ai po pregaditej të ikte nga Spanja.