Vjen lajmi, qe kur e thërret Thaçi seancën konstituive!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet sot ose nesër me thirrë seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës, bajnë të ditun burime mbrenda Kuvendit.

Simbas këtyne burimeve, mbajtja e kësaj seance pritet m’u mbajt javën e ardhshme, përkatësisht të Martën.

Kjo vonesë simbas burimeve të Telegrafit asht ba për shkak se shumica e deputetëve të zgjedhun kanë shkue nëpër pushime verore.

Ndërkaq, simbas rregullores së punës të Kuvendit të Kosovës, kjo seancë e parë legjislative bahet nga Kadri Veseli si Kryetar i Kuvendit në legjislaturën e kalueme dhe Kryesia e Kuvendit e po asaj legjislature.

Më pas Kryetari dhe Kryesia e Kuvendit e kalueme ftojnë kryetarët e partive që kanë hy në Kuvend për me bisedue mbi rendin e ditës së seancës konstituive, raporton Telegrafi.