Vjen nji lajm i mirë lidhun me krizën energjetike

KEK

Banorët e Shipitullës mbrenda nji mueji kanë me u largue që me ju lshue udhë ekskavatorëve të KEK’ut që me nisë mihjen për me i furnizue termocentralet me thëngjill.

Vendimi final për shpronësimin e 17 pronave asht ba gati nga Ministria e Mjedisit dhe në fillim të javës dorëzohet në Qeveri për miratim.

KEK ka ba kërkesën për shpronësimin e krejt katundit, derisa kosto për shpronësim asht trefishue mbasi komuna e Obilqit nuk ka arrite me i ndalë ndërtimet pa leje.