Vjen nji lajm i mirë për krejt mërgimtarët kosovarë

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se në kuadër të angazhimeve institucionale, për Diasporën e Kosovës, kanë pas disa objektiva të cilat po synojnë me i arrijtë.

“Duhet ba ende shumë punë për diasporën. Arsimi shqip asht nji synim dhe objektiv. Kemi arritë m’u organizue kampe verore, organizmin e Olimpiadës verore e aktivitete të tjera ”, tha Murati sot në televizionin pubik.

Simbas tij institucionet janë angazhue me përmirësue dhe klimën e investimeve në Kosovë, që të kemi ma shumë investime nga diaspora e Kosovës që jeton në shumë vende të Europës, SHBA’ve e më gjanë.