Vjen reagimi i Papës, kështu kanë m’u ndëshkue priftat të cilët abuzojnë me fëmitë!

Papa

Papa Françesku ka premtue sot se ka me i ndërmarrë masat ma t’ashpra të mundshme ndaj priftërijve të cilët i përdhunojnë dhe ngacmojnë fëmitë.

Papa ka theksue se peshkopët dhe eprorët fetarë të cilët u mbulojnë krimet atyne kanë m’u mbajtë përgjegjës.

Françesku u takue për herë të parë me komisionin konsultativ të abuzimeve seksuale, nji grup ekspertësh të jashtëm të emnuem në vitin 2014 për me këshillue atë dhe Kishën Katolike për praktikat ma të mira për t’i mbajt pedofilët jashtë priftnisë dhe për me i mbrojt fëmijët.

Kardinali Sean O’Malley, kryepeshkop i Bostonit dhe shef i komisionit, i ka thanë Papës se komisioni ka përfitue shumë nga bisedat më të mbijetuemit.

 

 

Shperndaje në: