Vjen reagimi i parë ndaj Haradinajt prej AKR’s

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), dhe deputeti Korab Sejdiu ka mohue se kjo parti i ka dhanë mbështetje koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.
Ai këto komente i ka ba si reagim ndaj asaj që ka thanë të Shtunën i nominuemi për Kryeministër nga PAN Ramush Haradinaj se Qeverinë kanë mujt me formue ma herët por se e kanë shty për shkak të pozicionimit të AKR’s, për me krijue nji qeverisje më bazë ma të gjanë.

Sejdiu për lajmi.net ka thanë se nuk ka asnji vendim nga strukturat e AKR’s, për me ndryshue nga qëndrimi  fillestar që me qenë pjesë e koalicionit LAA.

Ai i ka ba me dije Haradinajt se për AKR’n vendosin anëtarët e saj, e jo Haradinaj e askush tjetër.