Vllasi: Faktori i vetëm i destabilitetit në rajon asht Serbia

Situata në rajon asht e tensionueme. Gati të gjitha vendet kanë qeveri të paqëndrueshme dhe nji numër të madh të problemeve të mbrendshme.

Nga ana tjetër, asht ulë në rajon interesi dhe angazhimi i Bashkimit Europian dhe i Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Këtë po e përdor Rusia, drejtpërdrejt ose së bashku me aleatin e saj, Serbinë, për ndikim në rajon, ka thanë ish-funksionari komunist i Kosovës, Azem Vllasi, në nji intervistë për ditoren boshnjake Avaz .

“Autoritetet serbe kanë pretendime të hapuna territoriale ndaj Kosovës dhe Kosovën e trajtojnë si pjesë e Serbisë – si në kohën e regjimit të Slobodan Miloshevic’it. Nga Beogradi kurrë nuk kemi me ndigjue distancim nga autoritetet në Banja Llukë që haptazi kërcënojnë të shkëputet Republika Serbe me anë të nji referendumi e t’i bashkohet Serbisë. Me skenar të përgjakshëm u synue me u përmbys regjimi legjitim i Malit të Zi që të largohet vendi nga integrimi në BE dhe në NATO. Në këtë rast ishin të përfshimë njerëz nga Serbia dhe nga Rusia”, ka thanë Vllasi.

Simbas tij Rusia haptas kërcënon Malin e Zi, ndërsa ishte shteti i vetëm që mbështeti formacionin politik VMRO-DPNE që ushtroi dhunë në Parlamentin e Maqedonisë.