Vogëlushi sirian i ka gjallë prindët, ky ishte reagimi i tij kur i pa ata

5-vjeçari Omran Daqneesh i kallxoi botës mizoritë e saj mbas publikimit të imazheve kur mbërriti në ambulancë mbas nji sulmi ajror, pamjet që padyshim po tronditin opinion publik.

Omran i ulun në heshtje, tue fshi gjakun para se ta gëlltiste asht ba frymëzim për shtetasit nga e tanë bota, të cilët i kanë kushtue jo pak foto tue ju kundërshtue masakrat e civilëve në Alepo, edhe pse virtualisht.

Nji infermiere, e cila kishte trajtue djaloshin ka thanë se Omran nuk e ka derdhë as edhe nji lot, deri sa takoi nanën dhe baben e tij, të cilët u bashkuen me të në spital, pak mbas arritjes së tij aty.

“Ai nuk tha asgja, përveç pyetjes për prindët e tij”, ka thanë Abu Rajab nga Shoqnia mjekësore siriano-amerikane, përcjellin mediat e hueja.

“Veç kur i pa prindët e tij, ai filloi të qante”, ka rrëfye ma tej ai.

Nji infermiere tjetër ka thanë se djaloshi, të cilin e nxorën nga rrënojat nji orë mbas shpërthimit – ishte si i “hutuem”, kur ai mbërriti në spital, i njohun si M10.

“Ishte sikur të ishte në gjumë. Jo pa ndjenja, por i traumatizuem – i humbun”, ka thanë Mahmud Ebu Rexheb.

Mjekët kishin frigë se djali ka mujt me pësue lëndime të mbrendshme kur u mbështet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrxue nji orë mbasi ai u shpëtue. Por, për fat të mirë, plagët e Omran ishin sipërfaqësore.

Ai jetonte me nanën e tij, baben dhe tre vllaznit e motrat, të cilët krejt mrekullisht i mbijetuen sulmit shkatërrues.