Vrahet lideri i ISIS’it, Abu Bakr al-Baghdadi?

Udhëheqësi famëkeq i ISIS’it, Abu Bakr al-Baghdadi, asht vra në nji sulm ajror, njoftoi mëngjesin e sotëm televizioni kombëtar sirian.

Simbas raporteve, lideri që shpalli krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik asht vra në nji sulm ajror në fortesën e tij në Raqqa të Shtunën.

Njoftimet ende s’janë verifikue nga asnji burim ushtarak, por nëse janë të vërteta kishte me qenë nji fitore e madhe për luftën kundër terrorit, shkruen “The Sun