Vrahet lideri i terroristëve të Boko Haram

Ushtria nigeriane ka njoftue në “Twitter” se lideri i organizatës terroriste Boko Haram, Abubakar Shekau, u plagos e mandej ndërroi jetë si pasojë e nji sulmi ajror, ku u vranë edhe shumë komandantë të tjerë të këtij grupi.

Lajmi publikohet edhe nga mediat lokale, por veç lajmërimit të ushtrisë, askush nuk mund ta verifikojë atë në mënyrë të pamvarun.

Vdekja e Shekaut bahet e ditun nji ditë mbasi aviacioni ushtarak nigerian tha se vrau rreth 300 anëtarë të Boko Haram në nji seri sulmesh ajrore në provincën e Borneos, fortesë e këtij grupi terrorist.

Edhe ma parë, janë publikue lajme për vdekjen e Shekuat, por ma vonë janë përgënjeshtrue.