Vrasja e yllit të mediave sociale, arrestohet vëllau: Qe qysh e egzekutova motrën time

Vëllau i nji ylli pakistanez të mediave sociale, e cila u vra natën e së Premtes, asht arrestue për vrasjen tue pranue se e ka krye krimin “për nder”, njoftoi policia këtë të Diellë.

“Policia arrestoi Muhammad Wasim, vëllaun e Qandeel Baloch, për vrasjen e motrës së tij të Shtunën vonë”, tha shefi i policisë së qytetit Multan për AFP’në, Azhar Akram.

“Wasim rrëfeu për krimin e tij, tue thanë se ai vrau motrën për nder, mbas videove të saj të fundit, të dënueshme, postue kryesisht në Facebook”, shtoi Akram.

Wasim i tha policisë se ai e drogoi motrën e tij dhe mandej e mbyti.

Fama e Qandeel Baloch u rrit nga postimet provokuese në Facebook, që u vlersuen nga disa, për shkak se theu tabutë sociale, por u dënuen nga konservatorët.

Ajo u vra të Premten në shtëpinë e familjes së saj pranë Multan dhe trupi i saj u gjet të Shtunën.

Wassem-Baloch