Vucic e zbulon, se prej kujna po tutet ai në Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka shpreh dyshimin se kanë me ja dalë që në Serbi me ba diçka apo me arritë ndonji marrëveshje lidhun me çashtjen e Kosovës, me interes për të ardhmen, tue thanë se “i tutemi vetes, t’ardhmes dhe realitetit të qasjes racioanle”.

Siç njofton Tanjugu, Vucic ka thanë se në Shtator ka me fillue me bisedue mbrenda të gjithë sektorëve; me sektorin civil, Akademinë e Shkencave, Kishën Ortodokse Serbe, bashkësinë akademike, partitë politike dhe në Parlament, lidhun me çashtjen e Kosovës.

I pyetun nëse janë përcaktue afate lidhun me dialogun e mbrendshëm, të cilin e ka iniciue dhe kur ka ka me përfundue, Vucic ka saktësue se “egzistojnë vetëm afatet që kanë të bajnë me t’ardhmen tonë”.