Vucic i drejtohet Asamblesë së OKB’s: Kjo asht thirrja për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vucic deklaroi sot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme në New-York se arritja e zgjidhjes politike për problemin e Kosovës asht prioritet kombëtar i Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Vucic ka theksue se arritja e zgjidhjes politike për Kosovën asht me randësi kyçe për përparimin ekonomik, të rijtë dhe zhvillimin e matejshëm të vendit të tij.

Vucic gjithashtu porositi se Serbia nuk ka me njoftë Pamvarësinë e Kosovës, porse ban përpjekje për me gjetë zgjidhje e cila ka me mundësue përparim, paqe dhe stabilitet në rajon.

Presidenti serb gjithashtu ka apelue te anëtaret e Kombeve të Bashkueme mos me lejue pranimin e Kosovës në UNESCO.

Vucic ka shtue se gjithçka në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohet në Bruksel “asht arritë me kompromise të vështira” dhe ka shtue se gjatë këtyne katër vjeteve të dialogut “nuk asht regjistrue asnji viktimë në tensione ndëretnike në Kosovë”.

 

 

Shperndaje në: