Vucic i tensionuem para takimit me Thaçin, qe çka thotë

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka konfirmue se ka me marrë pjesë në takimin e së Ejtes në Bruksel me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi, dhe ka shtue se nuk sheh asnji mënyrë tjetër për me i zgjidhë problemet, pos bisedimeve.

“Puna ime asht të kujdesem për të ardhmen e popullit, por unë jam tue shkue për m’u përkujdesë edhe për Bogdan Mitrovicin. Dhe, se qysh kam me u merakos për të. Ka me ju dhimt kryet nga pyetjet tona”.

“Por, jam shumë i interesuem me dijtë se çka kanë me thanë miqtë tanë ndërkombëtarë, kështu që unë pres. Unë pres që ju me më informue sonte. Unë kam me pritë tanë natën për me më informue se çka mendojnë rreth kësaj ”, tha ai.