Vucic i thotë ‘JO’ këtij modeli për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili po qëndron për vizitë në qytetin Vlladiçin Han, tue ju përgjigj interesimit të gazetarëve, tha se ndryshimet kushtetuese në Serbi kanë me ndodhë nëse arrihet konsensusi.

Në pyetjen për Kosovës dhe të ashtuquejtunin “Model i Qipros”, Vucic u shpreh se do t’i pëlqente me i sqarue cili asht “Modeli Qipriot” dhe a asht në interes të Serbisë të ketë konflikt të ngrimë.

Konflikt i ngrimë për 100 ose 200 vjet, a asht kjo zgjidhja?” – ka pyet Vucic, raportojnë mediat e Beogradit.

Vucic tha se në rastin e konfliktit midis Greqisë e Turqisë rreth Qipros nuk ka zgjidhje dhe nuk beson të ketë në 100 vjetët e ardhshme.

Për mue asht ma e lehtë të mos e zgjidh problemin e Kosovës, por kjo do të thoshte që përgjegjësinë me bartë në ata që do të vijnë, asht shpreh Vucic, tue konstatue se konflikti i ngrimë mund të shkrihet.