Vucic: Maqedonia ka me votue për Kosovën n’UNESCO

Aleksandar-Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, deklaroi se e di që Maqedonia ka me mbështetë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Simbas tij, tërheqja e diplomatëve nga ambasada në Shkup ishte mënyra që Serbia me i tha Maqedonisë se “e dimë se çka po bajnë”.

“E dimë çka bëjnë, asgjë të keqe nuk iu dëshirojmë edhe pse kanë pranuar Kosovën, edhe pse do të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vucic për RTS.