Vucic: Nëse Haradinaj bahet Kryeministër, serbët duhet…

“Shqiptarët ma parë filluen të ndryshojnë sjelljen. Çdo gja filloi të trajtohet si çashtje e mbrendshme dhe për me imponue këtë ide se ata nuk kanë ndonji nevojë që me negociue me Beogradin. E përsëris: Kjo asht çashtje e Kosovës, ndërsa na jemi shtet i pamvarun. Na ju kemi përgjigjë: E pra, nëse asht kështu, po e ndalim negocionin, dhe të shohim se si kjo ka me ju funksionue. Nëse serbët nga Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe bisedojnë me të gjithë, mbi të gjitha edhe me Haradinaj, atëherë asht shumë e vështirë që Beogradi të ulet në tryezë me bisedue dhe të jetë i lumtun me dikend që asht i ndjekun me urdhën-arrest për krime të randa”.

Kështu ka thanë presidenti serb, Aleksandar Vucic në nji intervistë për Sputnik.

“Serbët duhen me jetue me këtë fakt, se Beogradi nuk mundet me qenë i pushtuem nga Haradinaj ose Kurti. Mes tyne unë nuk shoh asnji ndryshim, përveç se janë provue në luftën kundër serbëve, dhe tjetër nuk ka,”, ka shtue Vucic./Indeksonline/