Vucic: Po presim vendimet e Shkupit dhe Podgoricës për Kosovën në UNESCO

Aleksandar-Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka komentue ma në fund largimin e stafit diplomatik nga Maqedonia.

Mediat ma herët raportuen se kjo lidhet nga përkrahja që shteti maqedonas ka me i dhanë Kosovës pës anëtarësim në UNESCO, dhe kjo duket se po del me qenë e vërtetë.

Vucic para gazetarëve ka thanë se Serbia po e pret vendimet e Shkupit dhe Podgoricës nëse kane me perkrahe anëtarësimin e Kosovës në Unesco apo jo.

“Na kemi me ndërtue raporte të mira me Shkupin, por këto raporte duhen me u bazue në respektin e ndërsjellë. Na kemi me pa nëse shqiptarët do lëvizin për anëtarësimin në UNESCO, dhe do presim se çka kanë me thanë Shkupi dhe Podgorica. Na duhet të pregaditemi dhe të dijmë se qysh ata kanë me u përgjigjë”, tha Vucic, transmeton lajmi.net

“Ka shumë spekulime, por unë mendoj se në 10 ditët e ardhshme çdo gja ka me qenë ma qartë”, ka thanë presidenti serb.