Vucic provokon Mustafën mbas vizitës në Trepçë. Kur ke me vizitue pjesën veriore?

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka komentue vizitën e sotme të kryeministrit kosovar, Isa Mustafa në kombinatin Trepça në Stantërg.

“Cilën minierë e paska vizitue?”, ka pyetë ai, transmeton lajmi.net.

Mandej ka vazhdue: “E ka vizitue pjesën jugore të Trepçës, e cila asht nën kontrollin e Prishtinës qysh nga viti 1999. Kur ka me vizitue pjesën veriore të Trepçës? Nuk e dijnë e as… Dëshirojnë me tërheqë vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka thanë Vucic.