Vucic: S’ka karrige për Kosovën n’OKB

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, tha sot se në OKB nuk ka karrige për Kosovën që të bahet anëtare e saj.

“Unë pothuejse jam i sigurt se nuk ka asgja nga ai mësim”, ju tha Vucic gazetarëve gjatë vizitës së tij të sotme në Zagubica, ku ai mori pjesë në hapjen e nji rruge të re, transmeton Indeksonline.

Kur u pyet lidhun me lobimin e përfaqësuesve të Kosovës për me marrë nji karrige në OKB, Vucic tha se për ta nuk asht asgja e re dhe se këtë e dijnë shumë mirë të gjithë.