Vucic sot e prezenton Kryeministrin e ri të Serbisë

vucic

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic deri tash ka pretendue se ka tri opcione për Kryeministër të Serbisë.

Emni i mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së Serbisë ka me qenë i njoftun sot, ndërsa në publik ka me prezentue kryetari Aleksandar Vucic.

Me këtë rast, Vucic ka me mbajtë konferencë për media e cila ka me fillue n’orën 18:00, në ndërtesën e Kryesisë.

Përbamja e Qeverisë duhet m’u ba e njoftun më 21 apo 22 Qershor.

Vucic deri tash ka përmend se i ka tri opcione në dispozicion për Kryeministrin e Serbisë.

Kryetari serb ka paralajmërue për 23 Qershor ceremoninë për krijimin e Qeverisë së re.