Vulin i rekruton edhe femnat për me rritë numrin e ushtarëve në Serbi

Të gjithë qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh gjininë, kanë me qenë të detyruem me ju përgjigjë thirrjeve për me i krye ushtrimet ushtarake, shkruen Metro.

Simbas planit të Ministrisë së Mbrojtjes, krejt qytetarët e Serbisë, pa marrë parasysh gjininë, kanë m’u pregaditë për luftë eventuale.

“Krejt femnat ma të reja se 50 vjet do të detyrohen me kry ushtrimet ushtarake dhe të dhanies së ndihmës së shpejtë në situata emergjente”, thotë Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili vet i asht shmang shërbimit ushtarak.

Ministri Vulin, thekson se “edhe mashkujt edhe femnat në Serbi janë të barabartë në gjithçka, e edhe kur asht në pyetje mbrojtja e vendit”.

“Kur ky propozim të rregullohet me ligj, të gjithë qytetarët e Serbisë, pamvarësisht gjinisë, kanë me qenë të obliguem t’i përgjigjen thirrjeve për ushtrime ushtarake”, porositë ministri Vulin për portalin serb Informer.