Washington Post: Catalonia dhe Kurdistani si Kosova dhe Mali i Zi

Washington Post ka ba nji artikull mbi paralajmërimin e Catalonia dhe Kurdistanit për mbajtje të referendumeve të pamvarësimit.

Autoritetet e Kurdistanit kanë njoftue herët në Qershor se do të mbajnë referendum për m’u pamvarësue nga Iraku.

Kjo asht thanë se ka m’u ba me 25 Shtator.

Edhe Catalonia po ashtu ka ba me dije se ka me organizue referendumin e shkëputjes nga Spanja me 1 Tetor.

Në artikullin e titulluem “Mirë se vini në kohën e shkëputjes”, thuhet se edhe Iraku e edhe Spanja, por edhe bashkësia ndërkombëtare kundërshton mbajtjen e referendumeve për pamvarësi çka rrit rrezikun për konflikt.

Por, praktika e Kurdistanit dhe Catalonia’s thuhet se rrjedh prej ma herët, tue u bazue në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, që janë pamvarësue nga Serbia.

Aty thuhet se edhe kurdët dhe katalunasit po përdorin strategjinë e njajtë të shkëputjes.

“Lëvizja për shkëputje mund të bahet në dy mënyra për me arritë pamvarësimin. E para asht fokusimi në qeverisje qendrore, si pengesë për arritje të pamvarësisë”, thuhet në artikull. “Nëse Qeveria lejon pamvarësinë, ashtu si Serbia që bani në rastin e Malit të Zi më 2006, atëherë rruga e sovranitetit asht e caktueme.

Bashkësia ndërkombëtare mund të përpiqet me ba presion në qeverinë qendrore me njoftë pamvarësinë e territoreve, ashtu si në rastin e Sudanit, apo të Kosovës, tue tejkalue qeverisjen qendrore dhe tue ba njohjen e plotë të shkëputjes së nji rajoni”.

 

 

Shperndaje në: