Washington Times: Qe pse Serbia duhet me njoftë Pamvarësinë e Kosovës (foto)

Gazeta amerikane përkujton se Vucic i ka ba thirrje popullit serb që me ‘ndalë me futë kryet në rërë” kur asht fjala për Kosovën dhe me fillue “dialog të mbrendshëm”, tue i porosit serbët me qenë realistë.

Ndoshta po pregaditet dakordimi i madh, thuhet në tekst dhe theksohet, edhe pse normalizimi i marrëdhanieve fillon me zgjidhjen e shumë çashtjeve bilaterale, gjithçka tregon se Serbia ka me pranue Pamvarësinë e Kosovës.

Njohja kishte me sjellë deri te anëtarësimi i Kosovës në KB, derisa Kosova dhe Serbia ka me negociue për kriteret e anëtarësimit në BE dhe në fund kishin me hy në kuadër të tij së bashku, pretendohet në tekst nën titullin “Përse Serbia duhet me njoftë Pamvarësinë e Kosovës”.

Tue përkujtue se në kuadër të negociatave tashma ekziston dialogu i Brukselit nga viti 2011, “Washington Times” përmend se marrëveshjet e arrituna duhet m’u zbatue dhe se BE duhet me ndërpre ndërmjetësimin nëse cilado palë nuk i plotëson obligimet e veta./metro

Shperndaje në: