Wikileaks ‘kap mat’ Hillary Clinton: Arabia Saudite financon dhe mbështet ISIS’in

Të Hanën në mëngjes Wikileaks postoi nji paketë me të paktën 2,000 emaile nga fushata e Hillary Clinton, por që kësaj radhe doket se i përkasin kryetarit të fushatës së kandidates demokrate, John Podestas.

Ky asht sulmi i dytë në katër ditë nga WikiLeaks, i cili pretendon se ka nji trofe prej ma shumë se 50.000 emailesh nga Podesta.

Skandali u zbulue gjatë nji bisede në Gusht të 2014 ku zoja Clinton ka dërgue nji plan prej tetë pikash që Podesta, në atë kohë këshilltar i presidentit Barack Obama, e përshkruen si nji strategji për të mposhtë grupin terrorist. Kjo strategji madje përfshinte mbështetjen e forcave kurde në Siri dhe Irak me anë të këshilltarëve ushtarakë.

gettyimages-142157706-e1476149104634

Biseda gjithashtu ka kallxue se, kandidatja presidenciale i ka konsiderue shtetet e Gjirit të Arabisë Saudite dhe Katarin si financueset klandestinë dhe logjistikë te ISIS’it e mbi të gjitha si përkrahësit e grupit terrorist, pamvarësisht bashkëpunimit me SHBA’të.

“Na kemi nevojë të përdorim mjetet tona diplomatike dhe tradicionale të inteligjencës për t’i ba presion qeverisë së Katarit dhe Arabisë Saudite, të cilat ofrojnë mbështetje klandestine financiare dhe logjistike për ISIS’in dhe grupe të tjera radikale sunite në rajon “, ka shkrue zoja Clinton në emal.

Emailet kryesisht përmbajnë diskutime politike dhe strategjike mes stafit apo si të trajtojnë çashtjet e aktivitetit të “Fondacionit Clinton”, raporton The Independent.