WikiLeaks pret me publikue ‘nji bombë’ për zgjedhjet n’Amerikë!

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka thanë se platforma e tij online ka me publikue rreth 1 milion dokumente deri në fund të këtij viti.

Assange ka thanë sot se në këto publikime do të ketë “material të randësishëm” për zgjedhjet presidenciale në SHBA, për kompaninë Google, luftën, armët dhe naftën.

Këto komente ai i ka ba përmes nji video-linku në nji konferencë në Berlin.

45-vjeçari australian ka thanë se QikiLeaks po shikon se si me  zgjanue punën e saj, ndonëse deri tash Assange ka thanë se bashkëpunojnë me 100 media.

Assange ka shmang ekstradimin, tue u strehue në ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej vitit 2012.

Ai ka frigë se nëse ekstradohet në Suedi, ku akuzohet për përdhunim, ka me u dërgue në Shtetet e Bashkueme ku ka me u gjykue për publikimin e dokumenteve sekrete.