‘Wikipedia’ e ban zyrtarisht Ramush Haradinajn Kryeministër (foto)

Mandatari për formimin e Qeverisë nga koalicioni PANA, Ramush Haradinaj ka m’u votue sot në Kuvend në seancën e cila pritet me nis nga ora 16:00.
Por, webfaqja e njohun enciklopedike “Wikipedia” tashma e ka zyrtarizue liderin e AAK’s si Kryeministër i Kosovës.

Kjo faqe paraqet se Haradinaj ka me marrë detyrën që nga 9 Shtatori, pra dita e sotme.

Haradinaj kishte ushtrue për rreth 100 ditë postin e Kryeministrit edhe ma herët, por që mbasi u ftue nga Gjykata e Hagës ai dha dorëheqje.