Xhirohet “drone” tue shpërnda telefona e drogë në burgun e Londrës

Kriminelët e burgosun janë tue u ba gjithnji e ma shumë krijues me teknikat e tyne të kontrabandimit të drogës. Këtë gja ma së miri e dëshmon nji video e regjistrueme nga kamerat e sigurisë, ku shihet nji dron tue fluturue në oborrin e nji burgu e tue shpërnda telefona e drogë.

Ngjarja ndodhi në burgun e Londrës – Wandsworth.

Dyshimi se diçka po ndodhte ka lind qysh vitin e kaluem, kur gjanat e ndalueme gjindeshin shpesh në qelitë e të burgosunve n’Angli dhe Uels.