Zadhanësi i BE’s, qe qysh e quen Kosovën ‘Republikë’

Margaritis Schinas, zadhanës i Komisionit Europian në nji adresim para gazetarëve në ndërtesën e këtij institucioni në Bruksel, ka shpalos agjendën disa ditore të presidentit të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, Donalt Tusk dhe Martin Shulz.

Shefi për media i këtij institucioni ka thanë se nesër presidenti Donalt Tusk do ta pres në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa n’ora 16:00.

Kjo deklaratë nxiti pyetje nga nji gazetar për shkak të fjalës Republikë, kur dihet se BE ka qendrim neutral ndaj statusit të Kosovës, mbasi janë edhe pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën shtet.

Ju thatë Republika e Kosovës. A i bie teknikisht që Komisioni Europian e njeh pamvarësinë e Kosovës?

Margaritis Schinas u përgjigj tue korrigjue në njifarë forme fjalët e tij.

“Na nuk do të improvizojmë këtu pozicionin, ju e dini që pozicioni i Komisionit Europian asht i ditun karshi edhe të drejtës nderkombëtare dhe qeverisë me shtete qe e njohin Kosovën si dhe ato shtete që nuk e njohin”, percjellë klankosova.tv.