Zadhanësi i Qeverisë: Shkupi ka marr qëndrim për anëtarësimin e Kosovës n’UNESCO

Zadhanësi i Qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovksi ka thanë se Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka premtue Kryeministres serbe Ana Bërnabic se Maqedonia ka me qenë neutrale lidhun me çashtjen e anëtarësimit të Kosovës n’UNESCO.

“Na e kemi qëndrimin zyrtar”, ka thanë Boshnjakovksi dhe përsëriti se “Qeveria të Hanën njofton se Maqedonia vendos për anëtarësim të Kosovës n’UNESCO ka m’u udhëhiqë nga qëndrimet e shumicës së vendeve të Bashkimit Europain ”, ka thanë ai për Netpress.

Blici serb, përkujton se Kryeministri maqedonas Zoran Zaev kishte premtue disa herë ma herët se Shkupi do të mbante qëndrim neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.