Zaev i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

Republika e Maqedonisë asht e vendosun në ndërtimin e raporteve të mira fqijësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. Kështu asht përgjigjë Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev, lidhun me vendimin e Qeverisë së Serbisë, për të tërheqë të gjithë stafin e Ambasadës së saj në Shkup.

“Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përkushtueme për zgjidhjen dhe jo krijimin e problemeve, me qëllim forcimin e fqijësisë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqijësi. Jemi të bindun se kjo asht mënyra e vetme që rajoni me vendosmëni me ecë përpara”, ka kumtue Qeveria.

Në komunikatën e Qeverisë të publikueme sot në Facebook nga kryeministri Zoran Zaev, nuk komentohen akuzat e Beogradit, për siç thuhet, “veprimet e kundërzbulimit ndaj Serbisë” dhe se kush mundet me qenë i implikuem në këtë çashtje.