Zbardhen përgjimet, Diplomatët e huej: Enver Hoxha ka kancer

enver_hoxha_1968

Përgjimi kallxon se smundja e diktatorit Enver Hoxhës disa muej para se me vdekë ishte në qendër të diskutimeve të diplomatëve të huej që ndodheshin në Shqipni. Mes tyne thuhej se, Hoxha kishte kancer.

Përgjimi i tyne asht ba nga Sigurimi i Shtetit dhe asht ekspozue në dhomën e përgjimeve në ‘Bunk’Art 2’. Sigurimi përgjon diplomatët: Qe çka thonë për smundjen e Enver Hoxhës.

Tiranë 29 shtator 1984

Bisedë mes Dragoljub Subica nëpunës jugosllav dhe Jan Swietochovski nëpunës polak. Përgjimi është bërë tek “Timoni” (objekt i survejuar) në gjuhën angleze nga ora 15.30 ¬16.30

Dragoljub Subica: Dhe papën Enver  a e patë në televizor dje?

Jan Swietochovski: Jo.

Dragoljub Subica: Jo?! Kancer. Jaka e tij ishte pesë numra më e madhe. Ata e treguan, mbasi televizioni Italian transmetoi një lajm  të “Sunday Times”, i cili shkruante që Enver Hoxha ishte shumë rëndë. Gazetat japoneze e morën vesh nga një diplomat kinez në Tiranë. J

an Swietochovski: Duke kaluar në “të ngarkuar me punë”. Po?

Dragoljub Subica: Po. Është e qartë (qeshin me ironi). Për këtë arsye ata e nxorën në televizor Enverin dhe Byronë politike në mbledhje.

Tiranë 29 shtator 1984

Këshilltari çek Zdenek Koudellka në bisedë me sekretarine parë çek Viktor Shrubarzh:

“Është gjallë dhe drejtoi pleniumin. Njeriu nuk e mëson dot përpara, në qoftëse nuk është shkruar nëpër gazeta… tani ata deshën të  shikonin se kur do bëhej varrimi, ta shikonin me shirit të zi fotografinë e tij…lart e më lart në ngatërresa të tjera..akoma më grandjoze”.

Tiranë 1 tetor 1984

Dimitër Velçev, sekretar i dytë në ambasadën bullgare:

“Me këtë rast shqiptarët i sqaruan ato që u thanë. D.m.th. ato nuk kanë qenë të vërteta. Ai është gjallë dhe punon normalisht. Gjithashtu është e qartë se ai si gjithmonë komandon. Kjo pritej këto ditë në Shqipëri”

Paulo Rispoli atasheh në ambasadën italiane:

“Këtë gjë e bënë apostafat. E nxorën në televizor për të përgënjeshtruar fjalët që thuheshin se ai do të vdiste. Nga sa pamë, del se ai nuk është i sëmurë dhe për më tepër nuk ka vdekur. Gjithashtu nuk është në gjendje koma, sepse kjo dukej. Në qoftëse do kishte vdekur, kjo gjë mund të fshihej një ditë, por jo më shumë. Mund të publikohet që ai është i sëmurë por jo më shumë”…   

23 tetor 1984

Pjetër Ivezaj atasheh në ambasadën jugosllave:

“Enver Hoxha ishte shumë i zbehtë. Megjithatë nuk mbahej nga asnjeri. Unë dola deri te dera ta shihja me vëmendje dhe konstatova se ai kthehej në çdo dy tre hapa dhe duartrokiste…”