Zbardhet e vërteta e vrasësit në Orlando!

Sulmi terrorist i Omar Mateen tronditi mbarë botën. Ai vrau 50 njerëz dhe plagosi ma shumë se 50 të tjerë.

Mbas sulmit në klubin “Pulse” në Orlando, hetimet kanë nxjerrë detaje të shumta të jetës së Omar dhe arsyet e këtij sulmi, të cilat fillimisht u lidhën me ISIS. Por, dëshmitë e ish-bashkëshortes së tij kallxuen se Omar kishte primje homoseksuale.

Kjo gja asht konfirmue ma vonë dhe nga nji person, i cili kallxon se ka qenë i dashuni i tij.

Simbas Miguel, të dashunit të Omar, arsyeja e sulmit nuk ka të bajë as me ISIS dhe as me fenë islame. Ai ka kallxue se Omar ishte nji njeri konfuz, i cili nuk ishte i bindun për seksualitetin e tij.

Omar gjithashtu, ishte i alkoholizuem dhe pëlqente shumë mashkujt latinë, por ndihej i refuzuemvprej tyne.

Miguel ka zbulue se sulmi i Omar u ba për hakmarrje mbasi ai mund të kishte marrë virusin HIV nga nji burrë portorikan. 

“Ai nuk e bani për terrorizëm. Ai e ka ba për me u hakmarrë. Ai nuk donte që askush me ditë që ishte homoseksual, mbasi as vetë nuk e kishte pranue plotësisht këtë fakt.

“Omar mendonte se kishte marrë virusin HIV nga marrëdhania me nji portorikan dhe donte me u hakmarfë. Kjo hakmarrje nuk ishte vetëm për virusin, por edhe për faktin që ai realisht nuk e pranoi kurrë faktin që ishte homoseksual dhe donte me i ndëshkue të tanë ata që ishin të tillë.”