Zbardhet kanga ma e moçme në botë e shkrueme në pllaka argjili 3500 vjeçare

Kangët kanë nji veti për me na kthye mbrapa në kohë të ndryshme.

Ju mundeni me u kthye shumë ma mbrapa në kohë nëse ngoni kangën ma të vjetër në botë, e cila kallxon nji paraqitje të shkurtë të jetës në Lindjën e Mesme gati 3500 vjet ma parë.

Kanga asht nji himn kult e njohun gjithashtu si himni Hurrian në Nikkal (Perëndesha e pemishteve) që asht zbulue nga nji grup plakash argjile të gjetuna në qytetin e lashtë sirian të Ugarit në fillim të viteve 1950.

Versioni në videon e maposhtme asht luejtë nga Michael Levy, nji kompozitor dhe muzikant që fokusohet në hulumtimin dhe rikrijimin e teknikave të lashta të antikitetit.

Hymni Hurrian ishte i shkruem në disa pllaka në formën e shënimeve muzikore në gjuhën hurriane. Gjithsej janë zbulue 29 tabela, por veç nji tekst asht ruejtë mirë çka lejon rindërtimin e tij modern.

“Ai asht teksti ma i vjetër në histori i nji melodie aktuale të zbuluem deri tash,” ka thanë Levy për Daily Mail.