Zbogar tregon se ka po shkon Kosova!

Në kuadër të konferencës ndërfetare që po mbahet në Prishtinë sot asht organizu tryeza me temën “Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor”.

Shefi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaru se tue marrë parasysh frustrimin e njerëzve me të kaluemen dhe papunësinë e madhe rreziku ekziston nga ekstremizmi.

“Kosova asht orientue nga BE dhe po vazhdon luftën e saj kundër ekstremizmit. Mbas sulmeve në Paris dhe Stamboll kemi pyet çfarë mund të bajmë ma shumë. Vitin e kaluem kemi nis nji projekt për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ku kemi folë edhe për rolin e grave”, ka thanë Zbogar.

Zbogar mendon se në Kosovë nanat, gratë dhe motrat mund të luejnë nji rol të randësishëm në luftimin e ekstremizmit.