Zbulimi: Ish punëtori i CIA, amerikani Edward Snowden asht agjent i Rusisë!

Qe tre vite, qysh kur Edward Snowden zbarkoi në Moskë, ai ka qenë burim i shumë spekulimeve dhe polemikave.

Kontraktori amerikan i IT, i cili ka punue për CIA dhe NSA, kishte ikë për në Hawaii me ma shumë se nji milion dosje sekrete, nuk e ka lëshue Rusinë prej se ai shkoi në aeroportin Sheremetievo më 23 Qershor 2013 në nji fluturim nga Hong Kong, transmeton Rrokum.TV.

Snowden ateroi në Moskë me lejen e Qeverisë ruse, përfaqësuesit e së cilës i ka takue gjatë qëndrimit të tij në Hong Kong, që ka zgjatë ma shumë se tre javë. Ai u miqësue shumë me ta, saqë festoi ditëlindjen e tij të 30’të në konsullatën ruse!

Në kërkim nga prokuroria në Shtetet e Bashkueme, Snowden ka marrë azil nga Vladimir Putin, shkruen Bild, transmeton Rrokum.TV

Shtëpia e Bardhë vetëm nji muej ma parë ka paralajmërue se “Snowden e konsideron si nji kriminel, kështu që çdo falje doket si nji fantazi”.

Mandej ata sqarojnë: “Snowden asht nji dezertor dhe bashkëpunimi i tij me agjencitë e sigurisë të Moskës asht nji gja e sigurt”. /Rrokum.TV