Zbulohen dokumente të klasifikueme si “sekrete” të ISIS

Për milicinë terroriste “Shteti Islamik” (IS) kjo asht nji goditje e randë ngase autoritetet e sigurisë, simbas mediave zotnojnë disa dokumente sekrete të IS.

Si ban të ditun gazeta ‘Süddeutsche Zeitung’ në botimin e saj në internet, “Shtetit Islamik” (IS) me sa duket i janë zhduk dokumente sekrete me emnat e luftarëve të tij të huej.

Aleanca Investiguese e Süddeutsche Zeitung, NDR dhe WDR zotnon në bazë të raportit disa dyzina dokumentesh të klasifikueme si “sekrete” të IS.

Këto dokumente permbajnë të dhana edhe për luftarë gjermanë.

Materiali thuhet se e ka burimin nga pyetje të bame mbrenda IS.

Ma mirë luftarë apo atentator vetëvrasës?

Si shkruen ma tej ‘Süddeutsche Zeitung’, çdo vullnetar i IS duhet t’ju përgjigjet përballë nji Administrate të Përgjithshme Kufitare gjithsej 23 pyetjeve, përcjell DW.

Krahas emnit, emnit të luftës dhe vendbanimit të maparshëm pyeten edhe të dhana për trafikuesit, të afërmit dhe për të ashtuquejtunën pervojë në Xhihad.

Personat që shkojnë në territorin nën sundimin e IS në Siri veç kësaj mund të deklarojnë nese deshirojnë të angazhohen si luftarë apo si atentatorë vetëvrasës.

Gazeta citon Zyrën Federale të Policisë Kriminale me pohimin:

“Na besojmë se ma shumë gjasa bahet fjala për dokumente të vërteta”.

Fjala asht për rrjedhje informacioni të përmasave të mëdha, e cila mendohet se perfshinë mija dosje të tilla të personelit.

Këto dokumente tash do të ndihmojnë për me nxjerrë para gjyqit anëtar të grupit terrorist.

Dokumentet, simbas Süddeutsche Zeitung, tregojnë edhe se cilët gjermanë kanë ndikim të veçantë te IS, dhe se cili shërben si nji lloj garanti për rekrutët e rijë.

Midis tyne ban pjesë edhe islamisti gjerman Christian Emde, i cili e shoqnoi publicistin gjerman Jürgen Todenhöfer në udhëtimin e tij nepër territorin e Shtetit Islamik.