Zbulohen dosjet e ISIS. Ky asht formulari i shqiptarit

Nji dezertor i ushtrisë së Shtetit Islamik ka arritë të shkëputet nga grupi terrorist tue siguru dosjen e plotë të 22 mijë luftarëve të ISIS.

Këto dosje mesohet se janë përpilu nga Administrata e Përgjithshme e Kufinit të Shtetit Islamik.

Nga verifikimi i 1700 dokumenteve në 22 mijë dosje në total të luftarëve t’ISIS, rezultojnë edhe 25 shtetas shqiptarë dhe 23 të tjerë nga Kosova.

ABC News ka arritë me sigurue nji kopje të dosjes së plotë të nji luftari nga Kosova, i cili asht ba pjesë e Shtetit Islamik me 29 Korrik të 2013.

Në këtë formular që shihni, i perbamë nga 23 pyetje, asht shkru në gjuhën arabe dhe nga përkthimi, rezulton se aty jepen të dhanat personale të çdo pjesëtari të ISIS.

Por për shkak të sensitivitetit të informacionit, disa elemente janë mshef për të mbrojt privatësinë e familjes së xhihadistit.

Për ketë asyje, emni, datëlindja dhe numri i telefonit janë mshef.

Bahet fjalë për luftarin me nofkën “Abu Suleyman”, i biri i Faridas, i cili asht regjistru si shqiptar, por që jetonte në Kosovë.

Abu Suleyman ka qenë i martuem, ka pasë nji femi dhe ka punue si bojaxhi në Kosovë.

Nga formulari mesohet që Abu Suleyman ka mbarue shkollën e mesme dhe ka vetëm njohuni elementare të fesë islame.

Po ashtu xhihadisti shqiptar ka tipin e gjakut “O” pozitiv dhe nuk ka udhëtu asnjiherë jashtë Kosovës.

Në pyetjen nese Abu Suleyman preferon të jetë nji luftar, kamikaz, punëtor apo studiues i Kuran’it, ai ka zgjedh të jetë luftar.

Formulari përfundon me adresën e banimit që asht qyteti sirian Tal Rifat dhe që asht regjistru në Korrik të 2013.

Simbas këtij dokumenti, të venë në dispozicion nga dezertori i ISIS, tregon se çdo shtetas që i bashkohet Shtetit Islamik duhet të plotësojë këtë formular tue ju përgjigj 23 pyetjeve.

Nga verifikimi i tyne rezulton se Shtetit Islamik i janë bashku 22 mijë luftarë që vijnë nga 51 kombësi të ndryshme, mes tyne edhe shqiptare./ABCNews/

 

isis-formular