Zbulohet ditari i monstrumit nazist Heinrich Himmler, qe çka shkruen!

Ishte mendue se janë zhduk, por kanë dalë në dritë ekstrakte nga ditaret e Heinrich Himmler, arkitektit të Holokaustit.

Në ma shumë se 1 mijë faqe, ai shpjegon se si shqetësohej ma shumë se çfarë do të hante për drekë sesa për masakrën që po kryente.

Gjatë nji vizite në kampin e përqendrimit në Buchenwald, ai shkruente: “Hangra diçka dhe piva kafe në kazinon SS”.

Historiani Matthias Uhl thotë se Himmler asht nji monstër e kontradiktave.

Nga njana anë ishte zbatues i pamëshirshëm i projektit për me zhdukë 6 milionë hebrej, nga ana tjetër ishte nji familjar i mirë dhe shumë i dashtun për elitën naziste.

Në Gusht të vitit 1941, kur po ndiqte ekzekutimin masiv të hebrejve në Minsk, ai thuejse humbi ndjenjat kur truni i njanit prej viktimave spërkati pallton e tij.

Në vitin 1944 ai tregon se si po bante nji masazh personal … kur urdhnoi vrasjen e 10 polakëve.

“Po eliminojmë hebrejtë. Nji problem i vogël,” shkruente ai.

Himmler shkruente shumë për vajzën e tij, Gudrun, të cilën e quente Puppi.

Ajo asht gjallë ende.

Himmler ishte i fiksuem me astrologjinë dhe mitet ariane.

Ai i sugjeron Hitlerit që ushtria të ushqehej me ato ushqime si ushtria e Ghengis Khan.

Në Maj të vitit 1945, Himmler u arratis nga Berlini i maskuem si ushtar.

Por aleatët e kapën në veri të Gjermanisë.

Ai u mor në pyetje, por gëlltiti nji kapsulë cianidi në dhamb, tue vdek mbrenda pak minutash.

 

2-himler

 

3-himler

 

4-himler