Zbulohet mesazhi i posaçëm që Sorosi i dërgonte Hillary’t për ngjarjet e 21 Kallnorit në Shqipni

Në letërkëmbimet dhe e-mailat e shumta që Sorosi i këmbente personalisht me zojën Clinton, del në pah edhe nji mesazh i gjatë, ai që George Soros i jepte ministres së vet të Jashtme, tue interpretue situatën në Shqipni, mbas 21 Kallnorit të vitit 2011.

“Hillary, nji situatë serioze asht shfaqë në Shqipni, e cila kërkon vemendjen urgjente të niveleve ma të nalta të qeverisë amerikane. Ndoshta e dini që në demonstratën e Opozitës janë vra 3 persona”, asht e-maili që i ka dërgue zoti Soros zojes Clinton me datën 24 Kallnor 2011 dhe asht zbulue tash vone në serverin e Podestas’ që ka rrjedhë dhe e ka kap WikiLeaks.

“Ka shqetësime serioze për probleme të tjera lidhun me demonstratën e organizueme nga partia në pushtet dhe nji organizim që u ndjek nga opozita për me i përkujtue viktimat. Perspektiva për daljen e dheta mija njerëzve n’udhë në nji mjedis politik të dhezun, asht diçka e rrezikshme për ligjin dhe rendin dhe ruejtjen e procesit të brishtë demokratik në vend”, thuhej ndër të tjera në e-mailin e Sorosit.

Miliarderi e këshillonte gjithashtu Sekretaren e Shtetit që të mobilizonte komunitetin ndërkombëtar për me ndikue te Sali Berisha, në atë kohë kryeministër i Shqipnisë, por edhe Edi Rama gjithashtu, i cili udhëheqte opozitën e vendit.

George Soros propozoi kandidaturat e tre personave që kishin me shërbye si ndërmjetës në këtë rast: ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, ish-presidentin finlandez, Martti Ahtisaari dhe politikanin sllovak Miroslav Lajcak, i cili aktualisht asht zavendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

Për me u shënue asht fakti se Lajcak u dërgue nga Bashkimi Europian në Tiranë për me u takue me liderat shqiptarë. Në fund të letrës, biznismeni amerikan shtonte se fondacioni i tij po e studionte me vëmendjen situatën dhe mundet me përpilue nji analizë të pamvarun në lidhje me krizën në Shqipni.

screenshot_1